Sonte më fillim nga ora 20:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë e ftuar neuropsikologia klinike dhe specialistja e crregullimeve pervasive, mr. sci. Elma Miftari, me të cilën do të diskutohet në lidhje me shëndetin mendon në kontekstin shqiptar.
Elma Miftari kreu masterin për Psikologji Klinike në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar magjistraturën për Neuropsikologji Klinike dhe Neurorehabilitim në Barcelonë të Spanjës. Ajo njëkohësisht është edhe bashkëthemeluese e Institutit Shqiptar për Shëndetin Mendor “White Storm”.
Miftari është gjithashtu specialiste e sëmundjeve pervazive, profesion të cilin e ushtron në Institutin e Shëndetit Mendor “White Storm” – Kosovë dhe në Mental Health Albania – Tiranë.
Ndërkohë, kushdo që ka pyetje për të ftuarën në lidhje me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqet “Familja Jonë” në Facebook dhe Instagram, ose edhe gjatë kohës kur emisioni është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.
Për shumcka në lidhje me shëndetin mendor në kontekstin shqiptar, ndiqeni emisionin sonte më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen Familja Jonë në Facebook. /familjajone