Prishtina prin për nga numri i rasteve me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve, mirëpo kësaj here ka një ulje të rasteve me COVID-19 në Prishtinë për dallim nga ditët e kaluara.
59 raste janë regjistruar në kryeqytet gjatë një dite.
Të infektuar ka pasur edhe në komuna të tjera si: Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste./Familjajonë/













