Ka humbur jetën Dr. Hajrullah Saraçi pas një sëmundje të shkurt dhjetë ditore.
Dr. Hajrullah Saraçi ishte Drejtor Ekzekutiv i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Lajmin për vdekjën e tij e ka bërë të ditur kardiologu Gëzim Berisha përmes një postimi në Facebook, ndërsa për portalin Familja Jonë ka bërë të ditur se Dr. Hajrullah Saraçi ka pasur një sëmundje të shkurt gjatë këtyre ditëve e pastaj ka humbur jetën.
Postimi i plotë:
“Me dhimbje te thelle morem lajmin per vdekjen e mikut dhe kolegut tone te dashur Dr. Hajrullah Saracit.
Zoti e meshiroft dhe e shpebleft me te mirat e tij”. /FamiljaJonë/