Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 138 raste të reja me coronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, nga 2,584 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 138 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika (21 Prill 2021)

Raste të reja ditore        138

Të shëruar në 24 orë      465

Të shtruar në spitale      160

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2584

Testime totale           615,147

Raste pozitive             129,980

Raste të shëruara        103,066

Raste Aktive                 24,556

Humbje jete                   2,358

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              18113

Fier                  2090

Durrës             966

Shkodër         830

Gjirokastër    794

Korçë    631

Vlorë     389

Dibër     311

Kukës     264

Elbasan   93

Berat       60

Lezhë       15.

Youtube

Arkiva

Kategoritë