Pulmologu i njohur, Flamur Marku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar një teknologji të re që diagnostifikon më lehtë sëmundjet e mushkërive.
Sipas Markut, kjo teknologji, tashmë e ardhur edhe në Kosovë, ua mundëson mjekëve të jenë në hap në zhvillimet e fundit teknologjike në fushën e mjekësisë.
“Teknologjia më e re, e cila është një hap para në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive.
Ky është ultrazëri më i fundit i cili na mundëson të jemi në hap me kohen”, shkroi ai në Facebook.


Një mjet i tillë Marku premton që shumë shpejt do të jetë në përdorim edhe në Prishtinë.













