Bashkimi Evropian ka ndarë për Shqipërinë 145 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke shtuar se, vendi siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Evropian.
“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Evropian me 6 vendet e rajonit për vaksinat ‘Pfizer’ që BE do të shpërndajë në rajon. Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria”, shkruar Rama në Facebook.
Postimi i plotë:
“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon
Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia si kryeministër europian ndaj BE, në emër të popullit shqiptar
Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, respsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli”. /FamiljaJonë/












