Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht, nëpër klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë të shtrirë 770 pacientë.
Sipas njoftimit të tyre, 630 persona janë të konfirmuar me koronavirus, ku 33 pacientë nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë: 250 të konfirmuar me Sars Cov-2, 13 në gjendje të rënduar dhe 267 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 112 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 68 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në intensiven e Klinikës Infektive dhe Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë, 380 të konfirmuar pozitivë, 20 në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 341- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 61pacientë, Spitali i Gjakovës, 78 pacientë, Spitali i Pejës, 101 pacientë, Spitali i Gjilanit, 81 pacientë, Spitali i Ferizajt, 64 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë”, thuhet tutje në këtë njoftim. /familjajone