Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kreu i OBSh-së: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve

Bota mund të vendosë nën kontroll pandeminë globale COVID-19 në muajt e ardhshëm, me kusht që të shpërndajë burimet e nevojshme në mënyrë të drejtë, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë shtypi të hënën.

“Ne kemi mjetet për ta sjellë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për “shkallën alarmante” në të cilën COVID-19 po përhapet tek ata të moshës 25-59 në mbarë botën, ndoshta për shkak të varianteve shumë më ngjitëse, raporton Reuters.

Gjendja momentale pandemike, ndonëse e rënduar, prapëseprapë jep shpresë që s’do zgjasë shumë nëse zbatohen në përpikmëri masat dhe mjetet për të çuar drejt fundit të saj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë