Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Dolofix Menstrual” mund të përdoret për lirim nga dhembjet e lehta

Çfarë i shkakton dhimbjet?
Dhimbjet menstruale nuk janë aspak komode dhe shkaktojnë dhembje, por ndodhin për një arsye. Gjatë menstruacioneve, mitra tkurret – kjo do të thotë se ngushtohet dhe i ndihmon menstruacionet të dalin nga vagjina.
Shumica e femrave kanë dhimbje gjatë menstruacioneve, sidomos në pjesën e poshtme të barkut.
Dhimbjet mund të fillojnë disa ditë para menstruacioneve, e ndonjëherë zgjasin derisa të kryhen ato.
Zakonisht, dhimbjet menstruale janë më të mëdha në ditët e para kur rrjedha e gjakut është më e madhe.

Çfarë ndihmon në trajtimin e dhimbjeve menstruale?

Ka disa mënyra se si mund t’i lehtësoni këto dhimbje aspak të këndshme:
– Përdorni ilaçe kundër dhimbjes, siç është DoloFix Menstrual, por në konsultim me doktorin.
– Bëni ushtrime fizike
– Vendoseni një shtresë të nxehtë në bark ose në pjesën e poshtme të shpinës
– Bëni dush të ngrothë
– Përjetoni orgazëm
– Pushoni
– Bëni ushtrime të frymëmarrjes, meditim apo joga
– Ushqehuni shëndetshëm me pemë, perime, tërshërë dhe jogurt
– Kufizojeni yndyrën, kripën, sheqerin, kafeinën dhe alkoolin. 

DoloFix Menstrual, produkt I TrePharm  është një kombinim I Ibubrofenit (400 mg) dhe Paracetamolit (325)

Ç’është Ibuprofeni?
Ibuprofeni i takon grupit te barnave te quajtura, barna jo- steroidal anti -inflamator ( NSAID ) . Ai punon duke bllokuar veprimin e një substance në trup që quhet cyclo – oxygenase ( COX ) . Cyclo – oxygenase është e përfshirë në prodhimin e kimikateve të ndryshme në trup , disa prej të cilave janë të njohura si prostaglandina . Prostaglandinat krjohen në përgjigje ndaj lëndimeve dhe sëmundjeve të caktuara, te cilat shkaktojnë dhimbje, ënjtje dhe inflamacion.
NSAIDs bllokojnë prodhimin e këtyre prostaglandinave dhe prandaj janë efektive në uljen e inflamacionit dhe te dhimbjes.
Ibuprofeni gjithashtu redukton ethet duke zvogluar prodhimin e prostaglandinave . Ethet shoqërohen me rritje te prostaglandinave në tru , dhe këto prostaglandina shkaktojnë rritje të temperaturës së trupit . Duke reduktuar prostaglandinat në tru , ibuprofeni ul temperaturën e trupit dhe kështu zvogëlon ethet.

C’eshte Paracetamoli?
Paraceatmoli vepron si nje qetsues duke ndikuar ne kemikalet e trupit, siq jane prostagalndinat, pra paracetamoli bene bllokimin e prodhimit te prostaglandinave ne trup. Eshte menduar qe paracetamoil redukton ethet duke ndikuar ne zonën e trurit që rregullon temperaturën e trupit tonë . Paracetamoli perdoret per trajtimin afat-shkurtër ne lehtësim te dhimbjeve te lehta deri tek ato me te moderuara, të tilla si dhimbje koke , migrenë , dhimbje dhëmbi, dhimbje fyti, dhimbje muskulare dhe reumatike , artriti jo-serioz, dhimbje shpine ( dhimbje mesi ) , tensionet, dhe dhimbjet periodike. Tek siptomat e ftohtit dhe gripit.

Nevoja per kombinim – Dolofix Menstrual

Meqense produketet si paracetamoli dhe ibuprofeni jane barna Nonsteroidal anti-inflamator (NSAIDs), te cilet jane bllokator te prostaglandinave, te cilat rrisin kontraktimet e mitres gjate menstruacioneve, atehere ky kombinim Dolofix Menstrual, eshte kombinimi me ideal dhe me efektive tek dhimbjet menstruale, dhe gjithashtu ky kombinim kontrollon faktoret inflamator qe mund te qojne ne gjakderdhje me te shtuara gjate ciklit menstrual.

Gjithashtu Dolofix Menstrual mund të përdoret për lirim nga dhembja e lehtë deri ajo mesatare e shoqëruar me migrenë, dhembje koke, dhembje dhëmbi, reumatike dhe muskulare, dhembje nga artriti jo serioz, ftohjet, gripi, ndezje fyti dhe ethe.

Dozimi

Të rriturit dhe fëmijët mbi 18 vjeç një tabletë me ujë dhe ushqim deri tre herë në ditë. Në mes të dozave të përdorura duhet të kaloj së paku 6 orë.

Mos merrni më shumë se 3 tableta në 24 orë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë