16 mijë e 132 qytetarë janë vaksinuar deri më tani kundër koronavirusit në Kosovë, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në një postim në faqen e tyre në Facebook.
Në njoftim theksohet se vaksinimi po vazhdon sipas Planit Shtetëror për vaksinim dhe aktualisht janë duke u vaksinuar të moshuarit e moshave 75-79 vjeç.
Vaksinimi për këtë grupmoshë do të vazhdojë edhe në javën tjetër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që, deri në përmbyllje të fazës së parë, të vaksinohen edhe personat mbi 80 vjeç, pacientët me hemodializë, të pavaksinuar deri më tani, dhe profesionistët shëndetësorë.












