Shkruar nga: Teuta Pozhegu Beqiri – Këshilla dhe receta për beba&fëmijë
Grupi i nënave “Këshilla dhe receta për beba dhe fëmijë” çdo ditë e më shumë po shtonë numrin e anëtarëve të cilat kontribuojnë në informimin dhe këshillimin e të ushqyerit shëndetshëm.
Teuta Pozhegu Beqiri, njëra nga administratoret e këtij grupi, përveç recetave që poston, gjithashtu angazhohet të sjellë për grupi edhe informata shtesë për produkte të caktuara.
Në këtë artikull ajo na sjellë disa informata të shkurta por shumë te nevojshme.
“Unë mendoj që duhet ta dini arsyen pse nuk duhet të i ndahemi ushqimeve që na i afron Toka? – Sepse janë krijuar për të jetuar, shijuar, e për të u shëruar me to.
Ushqimi si shërim është një term goxha i përdorur, ndërsa njerëzit po kthehen drejtë asaj që edhe paraardhësit tanë kanë ditë shumë mirë të ushqehen.
Por duhet kujtuar diçka:
Sasia dhe përpunimi kanë rëndësi primare. Asgjë e tepruar nuk është e shëndetshme, madje rrezikon me efekte të kundërta”. /Familja Jonë