Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksina e Pfizer të mbron nga COVID-19 të paktën gjashtë muaj

Vaksina kundër Covid-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech mbron nga virusi për të paktën gjashtë muaj dhe siguron mbrojtje të plotë nga varianti i parë i zbuluar në Afrikën e Jugut, transmeton Indeksonline.

Kompanitë njoftuan të enjten se rezultate nga faza e tretë e provës së vaksinës së tyre, duke zbuluar se marrësit e dy dozave të vaksinës janë të mbrojtur për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Vaksina mbetet 91.3% efektive kundër Covid-19, raporton US News.

Për më tepër, rezultatet tregojnë se vaksina është plotësisht efektive në variantin shqetësues që tani është lloji dominues në Afrikën e Jugut.

Albert Bourla, kryetar dhe CEO i Pfizer, tha se të dhënat konfirmojnë efikasitetin e favorshëm dhe sigurinë e vaksinës si dhe na pozicionojnë që të paraqesim një Aplikim për Licencë Biologics në FDA të SHBA-së.

Vaksina e Pfizer aktualisht është aprovuar në SH.B.A. për përdorim emergjent.

Youtube

Arkiva

Kategoritë