Edhe këtë javë pasojat nga përhapja e coronavorisit në vend ishin shqetësuese – për gjashtë ditë u regjistruan 70 të vdekur dhe 4882 të infektuar.
Në Organizatën Botërore t ë Shëndetësisë në Kosovë thonë se vendi ynë po ballafaqohet me një fazë të re të Covid-19.
Këto ditë Kosova po përballet me rritje të hovshme të rasteve me ccoronavirus.
Kjo rritje e vdekshmërisë dhe infektimeve është shqetësuese për infektologun Hamdi Ramadani.
“Kjo rritje e trendit të sëmurëve si në aspektin e sëmundjes, ashtu edhe numri i rasteve po tregon që gjendjen e kemi të keqe, gjendjen e kemi të rëndë dhe kapacitetet spitalore për mjekimin e rasteve me indikacione mjekësore për trajtim, veç bazuar në të dhënat e ditëve të fundit, është në buzën e limitit. Klinika Infektive nga dje nuk e ka asnjë shtrat të lirë për t’i pranuar rastet e nevojshme”, tha Ramadani për RTV21.
Shqetësim për rritjen e infektimeve me Covid-19 shpreh edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve.
Në zyrën e OBSH në Kosovë tregojnë arsyet e kësaj situate me coronavirus. Thonë se Kosova po përballet me një fazë të re të Covid-19.
“Rritja e numrit të rasteve është kryekëput lëvizje natyrale e sëmundjes e cila ka ngritjet dhe ramjet e veta. Edhe shtetet e rajonit edhe Kosova është duke kaluar në fazën e tretë dhe të katërt të sëmundjes”, tha Isma Humolli.
Marrë parasysh gjendjen e tanishme me koronavirus infektologu Hamdi Ramadani propozon shtrëngimin e masave.
Aktualisht në Kosovë janë mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus.