Ka nisur ceremonia e varrimit të aktorit të humorit, Rasim Thaçi-Cima, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme pas infektimit me COVID-19.
Humoristi Rasim Thaçi-Cima, vdiq dje në moshën 71-vjeçare.
Varrimi i të ndjerit filloi në orën 13:00 dhe u bë në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, nën një ceremoni mortore nga rrethi i ngushtë i të ndjerit.