Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa ka ndikuar negativisht pandemia në shëndetin mendor te personat me aftësi të kufizuara? Shpjegon psikologu, Fitim Uka

Në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, të premtën mbrëma, i ftuar ishte psikologu Fitim Uka me të cilin u diskutua për ndikimin e situates pandemike në shëndetin tonë mendor.

Përreth gjysmë ore sa zgjati intervista, pati edhe pyetje nga publiku për të ftuarin, lidhur me shëndetin mendor. Njëra ndër pyetjet ishte edhe ajo se sa ka ndikuar pandemia në shëndetin mendor te personat me aftësi të kufizuara.

Sipas Ukës, kjo kategori ka qenë jashtëzakonisht e atakuar në aspektin psikologjik nga COVID-19, sidomos fëmijët me nevoja të vecanta.

“Personat me nevoja të vecanta kanë qenë dyfish më të atakuar nga COVID-19 dhe, duke qenë pjesë e profesionistëve që ofrojnë shërbime në praktikën klinike, e kam parë nga afër atë lloj dëmi që është shkaktuar, në vecanti te fëmijët në fëmijërinë e hershme, përderisa izolimi për një kohë dhe mungesa e funksionimit të institucioneve që kujdesen për ta dhe institucioneve të edukimit të hershëm, kanë ndikuar negativisht dhe duke shënuar edhe regres në formësimin e sjelljeve të caktuara për të cilat është dashur ndoshta një periudhë e gjatë e intervenimit. Pra, ata përvec vështitrësive në jetën e përditshme, kur është shtuar edhe COVID-19  dhe faza e izolimit dhe reduktimit të kontakteve sociale, është rënduar barra emocionale dhe është pamundësuar ai lloj ndërveprimi që mund të jetë i suksesshëm në përfitimin e sjelljeve të reja”, shpjegon ai.

Një ndihmë, sipas Ukës, që mund t’u jepet kësaj kategorie është që ata të ftohen në interaksionet që bëhen përmes teknologjisë dhe gjithashtu t’i ndjekin këshillat që profesionistët shëndetësorë japin në mediume të ndryshme. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë