Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për herë të parë në Kosovë arrihet të diagnostikohet Refluksi Vesicouretral

Sot u realizua me sukses nga Dr. Valbonë Stavileci dhe Dr. Vllaznim Fazliu, për herë të parë në Kosovë, diagnostifikimi i Refluksit Vesicouretral me ndihmën e ultrazërit të përforcuar me kontrast.

Kjo është metodë e re dhe moderne që aplikohet në botë në institucionet më të avancuara mjekësore nefrologjike. Është metodë shumë më e saktë: ka senzitivitet dhe specicificitet 100%, krahasuar me metodat e deritanishme të cilat arrijnë në vetëm 85%.

Gjatë kësaj procedure nuk ka fare ekspozim ndaj rrezatimit të rrezikshëm për fëmijët. Nëse krahasohet me metodën tradicionale të deritanishme: Cisturografia mikcionale (me fluoroskopi rreze Rtg X), ka rrezatim 16 herë më të fortë se sa një Rtg i zakonshëm.

Me ultrazë bëhet ekzaminimi në kohë reale me vlerësim të vazhdueshëm të fazës së mbushjes dhe me vlerësim edhe të fazës së urinimit. Përderisa me metodën e deritanishme tradicionale të ekzaminimit bëhet me regjistrim intermitent-të ndërprerë dhe mund të ndodhë të mos regjistrohen pjesë të rëndësishme të procesit të mbushjes apo urinimit. Gjatë urinimit rritet shtypja në fshikëz urinare dhe atëherë detektohen edhe 30% të rasteve të Refluksit. 
Gjithashtu bëhet edhe vlerësimi i uretrës.
Procedura zgjatë 15-30 min; Realizohet me vendosje të kateterit urinar. Nuk ka komplikacione gjatë procedurës.

Kur duhet të bëhet kjo procedurë: 
• Infeksionet urinare
• Hidronefroza
• Anomalite e traktit urinar me sistem duplex
• Hidronefroza e detektuar intrauterin (gjatë shtatëzanisë)
• Përcjellje e përmirësimit të refluksit vesikouretral

Prindërit që nuk kanë dëshirë të rrezatojnë fëmijët e tyre me rreze të rrezikshme të rentgenit, mund ta realizojnë këtë procedurë në Kosovë, në Klinikën “Aura” në Ferizaj, me ultrazërin më të sofistikuar dhe me kualitet të lartë të imazheve: GE Logiq S8 – XDclear dhe me sonda matrix.

Procedura Urosonografisë Mikcionale me kontrast përfshin:
1. Diagnostifikimi i pranisë së Refluksit vesicouretral
2. Konsultimi nefrologjik nga Subspecialistja Pediatre Nefrologe, Dr.Valbonë Stavileci.

Youtube

Arkiva

Kategoritë