Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sallatë e ngrohtë me patate me mish toni

Nëse jeni duke kërkuar një ide për drekën e sotme, ju jeni në vendin e duhur

Përbërësit:

– 1 kg patate;
– 2 konserva me mish toni;
– ullinj të zinj pa bërthama;
– 2 qepë të reja;
– 1 lugë mustardë;
– 1 limon;
– 3 lugë vaj ulliri;
– kripë;
– piper;
– majdanoz të freskët;
– kopër.

Përgatitja:

Lani patatet dhe zieni të gjitha me lëvore për rreth 30 minuta ose derisa të zbuten.

Kur patatet të jenë zier, shpëlajini me ujë të ftohtë dhe hidhni sipër tyre lëng limoni, lëreni të ftohen pak për t’i qëruar dhe prerë më lehtë, më pas qërojini dhe pritini në rrathë me trashësi të njëjtë.

Prisni qepën, shtoni atë në patate dhe përzieni me kujdes.

Përzieni vajin, mustardën, majdanoz të copëtuar dhe erëza, kripë dhe piper dhe përzieni të gjitha.

Hidhni mbi patate, shtoni ton dhe ullinj dhe përzieni.

Ju bëftë mirë! 

Youtube

Arkiva

Kategoritë