Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Razije Musa: “Shqiptarët janë ushqyer shëndetshëm ndër shekuj”

Razije Musa, një ndër mamitë e cila çdo ditë pa përtesë ndanë me prindër të shumtë këshilla të ndryshme rreth mirëqenies së fëmijëve dhe të ushqyerit shëndetshëm.
Sot në faqen e saj në facebook ajo ka postuar një shkrim në të cilin argumenton se si shqiptarët ndër shekuj janë ushqyer shëndetshëm.
Poshtë e keni shkrimin e saj të plotë:

SHQIPTARËT JANË USHQYER SHËNDETSHËM NDËR SHEKUJ !!!

Të dashura nana uroj të jeni mirë, në vazhdën e diskutimeve për ushqyerjen e shëndetshme sot dua të flas me ju për zanafillën e të ushqyerit shëndetshëm.
A e keni menduar ndonjëherë se paragjellë më të shëndetshme se shqiptarët nuk ka pasur asnjë popull.

Kos, djathë, lëng, turshi, të gjitha këto ushqime me plot probiotikë kanë zënë vend para ardhjes së gjellës.

A e dini se gjyshërit tanë e kanë pasur menynë e ndarë për çdo ditë, le të themi pasuli ka qenë të hanën, mishi të martën, pitja të mërkurën etj.
A e dini një detaj tjetër, pasuli është bërë pa mish sepse e kane konsideruar më të lehtë dhe kanë pasur të drejtë, pasuli ka proteina mjaftueshëm nuk kemi nevojë t’a shtojmë edhe mishin.
Qepa dhe hudhra janë përdorur pothuajse në çdo gjellë, prandaj i kanë bërë ballë infeksioneve, virozave e gripit më shumë se ne sot.
Mishi nuk ka qenë në konsum të përditshëm plus asaj pothuajse çdokush e ka siguruar mishin për dimër duke e zgjedhur me kujdes lopën që e kanë blerë.

Ajo që dua të them është se në të kaluarën kushtet nuk kanë qenë më të mirat e mundshme, madje shumë herë janë gjet në situata lufte por ushqimi ka qenë i shëndetshëm, t’i kthehemi asaj që kanë konsumuar të parët tanë dhe jemi të sigurt se do marrim mjaftueshëm materie ushqyese për trup e mendje të shëndoshë.
T’i kthehemi përpunimit të tokës pjellore që e ka Kosova, në fund të fundit le të mbjellim të gjithë për veten.
Pra, kosi, djathi, maza, qumështi, turshia, lëngu me speca, buka, gjellërat e bëra në shtëpi kushtojnë më pak dhe janë plot shëndet.
Edhe njëherë dua të ju apeloj mos e preukuponi vetën me çka nuk mund të bleni, ushqehuni me çka keni duke evituar ushqimin e procesuar, pijet e gatshme dhe ëmbëlsirat, me theks të veçantë për fëmijët.
Kur unë kam mysafirë të vendeve tjera gjithmonë me krenari e shtroj sofren plot ushqime tradicionale shqiptare, e kam gojën plot duke shpjeguar për benefitet shëndetësore.

Me dashuri, Razija.

Youtube

Arkiva

Kategoritë