Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nga vetmia vijnë kreativiteti dhe inovacioni

Gjithnjë e më shumë studime të realizuara nga ekspertë sociologjie dhe psikologjie konfirmojnë se të qëndruarit vetëm është cilësi e mendjeve më brilante dhe kreative. Kështu shpjegohet arsyeja pse shumë liderë përfundojnë duke bërë një jetë të vetëm dhe se pjesa më e madhe e gjenive të historisë kanë bërë ‘zbulimin’ e tyre të madh të mbyllur në një dhomë. Në vetmi perfekte!

Sipas sociologut Eric Klinenberg nga Universiteti i Nju Jorkut, të jetuarit vetëm do të thotë edhe të shijosh marrëdhënie cilësore, pasi pjesa më e madhe e atyre që janë vetëm (single) e kanë të qartë se “të jesh vetëm është më mirë se të jesh i keq-shoqëruar”.

Gjithashtu ka studime që thonë se vetmia lehtëson zhvillimin e empatisë.

Një tjetër sociolog Eron Cornwell i ‘Cornel University’ të Itakës ka dalë në konkluzionin se është e mundshme që personat mbi 35 vjeç që jetojnë vetëm t’i lejojnë vetes një mbrëmje me miq, kundrejt atyre që jetojnë me një partner. Kjo ndodh edhe për personat e moshuar që jetojnë vetëm: Kanë një rrjet të gjerë shoqëror.

Ajo që befason në studim është se vetmia rezulton baza e kreativitetit dhe inovacionit. Personat janë qenie sociale por pasi kanë kaluar ditën të rrethuar nga persona, nga një mbledhje në tjetrën, kanë marrë pjesë aktive në rrjetet sociale, kanë nevojë për një pushim që i furnizon ata dhe këtë e mundëson pikërisht vetmia.

Susan Cain, autore librash mbron tezën se pasuria kreative vjen nga vetmia.

Sipas saj, vetmia është përbërësi bazë i kreativitetit. Ajo përmend faktin se Darvini bënte shëtitje të gjata nëpër pyje dhe vendosmërisht refuzonte ftesat e miqve.

Dhe shton: “Shoqëritë perëndimore e kanë harruar forcën e jetës vëzhguese e admiruese. Ta ndalim çmendurinë e kërkimit konstant të punës në skuadër. Shkoni në shkretëtirë për të marrë instruksionet e duhura”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë