Kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit është një ndër simptomat më të sikletshme dhe të zakonshme të problemeve të gojës. E njohur ndryshe si sëmundja e bruksizmit mund të shkaktojë dhimbje koke, nofullash dhe dhëmbë të dëmtuar.
Megjithëse mund të vazhdojë gjatë gjithë ditës kërcitja e dhëmbëve ju ngacmon kryesisht gjatë natës.Kjo do të ndikojë jo vetëm në shëndetin tuaj oral, por edhe në cilësinë e gjumit pasi do të zgjoheni të lodhur.
Më poshtë ju tregojmë disa nga mënyrat më të lehta dhe efikase se si të evitoni kërcitjen e dhëmbëve gjatë natës.
Peshqirë të ngrohtë
Kompresat me peshqirë të ngrohtë mund të jenë zgjidhja ideale për problemin tuaj. Kjo metodë fuksionon më së miri duke ngrohur një peshqir të butë ose një copë dhe t’a vendosni tek nofullat.
Mjaftojnë të ngrohni pjesën e poshtme të fytyrës për 15 minuta, pra kalojeni peshqirin nga secila anë e nofullës para se të flini. Ndjesia e nxehtësisë do të rrisë qarkullimin e gjakut në fytyrën tuaj dhe do të ndihmojë muskujt të relaksohen. Në këtë mënyrë duke qenë muskujt të relaksuar ju do të jeni të qetë dhe nuk do t’i kërcisni dhëmbët teksa filini.
Magnezi
Një dietë e mirë do të thotë edhe shëndet i mirë. Balancimi i dietës mund të jetë një tjetër zgjidhje e lehtë dhe efikase ndaj këtij problemi.
Këshillohet të merrni sasi magnezi nga ushqimet që konsumoni. Ky mineral është i njohur për vetitë e tij reklasuese dhe qetësuese si për zemrën ashtu edhe muskujt.
Ndjesia e relaksimit që fal magnezi do t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë duke parandaluar kërcitjen e dhëmbëve.
Melatonina dhe valeriana
Siç përmendëm edhe më lart ndjesia e qetësisë për organizmin është shumë e rëndësishme në mirëfunksionimin e tij. Në rastin e sëmundjes së bruksizmit apo problemeve me gojën mund të përdorni melatoninën apo çajin e valerianës si një alternative e mirë.
Të dy këta përbërës do t’ju ndihmojnë të keni një gjumë më të qetë gjatë natën dhe të jeni të relaksuar edhe gjatë ditës. Ndërsa valerianën mund t’a përgtisni si çaj për të marrë melatoninën konsumoni shumë banane dhe xhenxhefil.
Vaji i lavandës
Vaji esencial i lavandës përveç aromës së mrekullueshme ka edhe veti qetësuese. Ky vaj do të ndikojë në sistemin tuaj nervor duke çliruar muskujt dhe mendjen.
Çdo natë para se të flini spërkasni në jastëk pak pika vaj lavande, në mënyrë që të veprojë si një qetësues natyral gjatë natës.
Protezat e dhëmbëve
Një tjetër mënyrë e mirë e evitimit të pasojave që lë kërcitja e dhëmbëve është proteza e kauçukut. Është e rëndësishme të konsultoheni me dentistin tuaj për një proteze të personalizuar dhëmbësh. Kjo protezë do të përdoret nga ju vetëm gjatë natën apo kohëve kur flini dhe do të parandalojë fërkimin e fortë të dhëmbëve.
Si t’a parandaloni sëmundjen e bruksizmit
Stresi është faktori kryesor i kërcitjes së dhëmbëve dhe tendosjes së muskujve.
Prandaj për të evituar të gjitha pasojat negative që përjetimi i stresit sjell, mundohuni të evitoni sa më shumë emocionet negative.
Menaxhimi i stresit fillon që nga mënyra se si organizoni jetën e përditëshme.
Këshillohet të merreni më shumë me aktivitet sportive, të konsumoni më pak kafeinë apo alkool.