Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Agjencia Evropiane e Barnave: Nuk ka indikacion se vaksina e AstraZeneca-s shkakton mpiksjen e gjakut

Rregullatori i ilaçeve për Bashkimin Evropian ka thënë se mbetet “plotësisht i bindur” se përfitimet e vaksinës së Oksford-AstraZeneca tejkalojnë rreziqet.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) përsëriti se nuk kishte “asnjë indikacion” që vaksina shkakton mpiksjen e gjakut, pasi disa shtete kryesore të BE-së morën vendimin për të pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.

Shefja e EMA-s, Emer Cooke, tha se agjencia i qëndroi vendimit për miratimin e vaksinës.

Sidoqoftë, një hetim për rastet e mpiksjes së gjakut është duke vazhduar me një mori recipientësh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë iu ka kërkuar vendeve të mos i ndalojnë vaksinimet.

Ekspertët për sigurinë e vaksinës nga OBSH do të takohen të martën për të rishikuar vaksinën e Oksford-AstraZeneca.

Youtube

Arkiva

Kategoritë