Pranverë/Verë 2021 moda rikthen kapëset e flokëve, por këtë herë me një larmi.
Të gjithave na pëlqen të ndjekim modën aq shumë sa mundemi, por nganjëherë është e vështirë kur janë në modë gjëra të kushtueshme, shkruan lajmi.net.
Por kjo nuk ndodhë gjithmonë, ju mund të dukeni “in” edhe me gjëra ekonomike. Të tilla janë kapëset e flokëve.
Doni të dukeni elegante? Kapëse të flokëve. Trendy? Kapëse përsëri. E lezetshme, paksa vintazh? Kapëse të flokëve!
Kapëset e flokëve janë aksesori që mund ta kombinoni me çdo tip të veshjes, pavarësisht se çfarë janë preferencat tuaja, sepse ka një larmi kaq të madhe të tyre për të gjitha stilet.
Më poshtë, stilistët tanë nga lajmi.net kanë ndarë disa prej kapëseve të flokëve më në modë për këtë sezon që është thuajse këtu.