Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritja e rasteve me COVID-19 në botë, shefi i OBSH-së thotë se “kjo është zhgënjyese, por jo befasuese”

Është ‘joreale’ të mendosh se pandemia COVID-19 do të ketë mbaruar para fundit të vitit, theksoi të hënën një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dr. Michael Ryan, drejtori i programit të urgjencave të OBSH-së, u tha gazetarëve nga selia e organizatës në Gjenevë se “tani virusi është shumë i kontrolluar”, përcjell Telegrafi.

“Do të jetë e parakohshme, dhe mendoj joreale, të mendojmë se do të përfundojmë me këtë virus deri në fund të vitit”, citohet të ketë thënë ai.

Ai vuri në dukje megjithatë se “nëse vaksinat fillojnë të ndikojnë jo vetëm në vdekje dhe jo vetëm në shtrimin në spital, por kanë një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë besoj se do të përshpejtohemi drejt kontrollit të kësaj pandemie”.

“Nëse jemi të zgjuar, mund të përfundojmë me shtrimet në spital dhe vdekjet dhe tragjedinë e lidhur me pandeminë”, para fundit të vitit, vazhdoi ai.

Ndryshe, numri i rasteve të reja u rrit globalisht në javën që përfundon më 22 shkurt – rritja e parë javore e regjistruar që nga fillimi i janarit.

Rastet e konfirmuara u rritën në Amerikë, Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Jug-Lindore.

E shefi i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se “kjo është zhgënjyese, por jo befasuese”.

“Ne jemi duke punuar për të kuptuar më mirë këto rritje në transmetimin e COVID-19. Disa prej tyre duket se janë për shkak të relaksimit të masave të shëndetit publik, qarkullimit të vazhdueshëm të varianteve dhe njerëzve që injorojnë masat mbrojtëse”, shtoi ai.

Ai përsëriti thirrjen e tij për solidaritet më të madh të vaksinave, duke theksuar se “vendet nuk janë në garë me njëri-tjetrin, kjo është një garë e zakonshme kundër virusit COVID-19”. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë