Me siguri po mendoni për të gjitha herët ku keni prekur hithra dhe ju ka djegur, po ja që të gatuara në këtë mënyrë jo vetëm që s’do e ndjeni hidhësinë e tyre, por edhe do furnizono trupin me shumë vlera ushqyese. Një recetë fantastike, ombinohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, supë, por edhe byrek shtëpie.
Përbërësit: 1 tufë hithra, 2 qepë të njoma, 1 hudhër e njomë, 1 tufë kopër, 1 vezë, 200 ml qumësht, 50 ml vaj ulliri, 100 gr djathë, kripë dhe piper i zi.
Përgatitja: Kalojmë hitrat në ujë të nxehtë. Rrahim vezën dhe më pas shtojmë sipas rendit të punës qumështin, vajin e ullirit, qepën e njomë, hudhrën dhe hithrat. I përziejmë dhe shtojmë koprën, djathin dhe miellin e misrit. Formojmë brumin dhe e ndajmë në forma. I vendosim në tavë me pak vaj ulliri dhe i pjekim për 30 min në 180 gradë.
Burimi: Living