Nga Linda Fishta
Perbërësit për tavë me diametër 28 cm
Për kekun
2 veze
100 g sheqer
100 ml qumësht
200 g miell
10 g sode për ëmbëlsira
1 bustine vanilie
2 mollë
Për kremin
1 vezë
250 ml qumësht
50 g sheqer
15 g niseshte misri
1 bustine vanilie
Përgatitja: ndezim furrën ne 180 gradë C.
Përgatsim ne fillim kremin:Ne nje tenxhere te vogël perziejmë me telin e vezeve vezën me sheqerin, shtojmë niseshten, vanilien dhe pastaj qumështin. E vëmë në zjarr te ulët të marrë valë pa nderprerë perzierjen me tel. E heqim dhe e leme menjane.
Keku:
Në nje tas perziejme me rrahesen elektrike : vezet me sheqerin per 2 minuta, shtojme qumështin, vanilien, miellin dhe soden me site pa nderprerë përzierjen e tyre.
Mollet te paqeruara i presim ne kubike te vegjel dhe i shperndajme ne gjithe siperfaqen e taves qe kemi lyer me pare me pak gjalpë ose vaj.
Siper molleve shpërndajmë brumin me lugë në gjithë tavën, dhe me pas me luge kremin mbi brume ne forme rrethi( 2 rrathë mjaftojne) .
E pjekim per 35/40 minuta afërsisht.
Burimi: Living