Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia qëllon me armë një qen, e sulmoi një familje në Klinë të Epërme

Policia e Kosovës ka qëlluar me armë zjarri një qen, pasi i njëjti kishte sulmuar një familje në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt.

Policia e pranoi thirrjen në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm nga familja në fjalë, ku njëri nga anëtarët e kësaj familjeje pësoi lëndime trupore si pasojë e kafshimit nga qeni.

Në rrethana të tilla, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut nga qeni, zyrtarët policorë në mënyrë të kontrolluar janë detyruar të bëjnë zbrazje të armës në drejtim të neutralizimit të agresivitetit të qenit.

Pas veprimeve të ndërmarra, janë krijuar rrethana për t’i ofruar tretman mjekësor personit të lënduar nga kafshimi i qenit të tërbuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë