Patatet janë një minierë e vërtetë lëndësh ushqyese, kur nuk janë të skuqura, të gatuara e të ngjyera në salca të ndryshme apo të mbytura në vaj.
Sipas Mother Nature Network një patate e mesme përmban rreth 100 kalori, më shumë kalium se një banane, vitamina C dhe B6. Më poshtë do të listojmë të gjitha përfitimet shëndetësore të patateve:
Tensioni i gjakut
Bananet njihen për nivelin e lartë të kaliumit, një mineral që ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut. Por, nëse një banane përmban 9% të nevojave tuaja të përditshme, një patate e pjekur përmban dy herë më shumë, që është rreth 20% të këtij minerali. Por kini kujdes se si i gatuani, sepse nëse i vloni humbin deri në 75% të kaliumit. Mënyra më e mirë është t’i piqni me lëkurën.
Shëndeti i kockave
Fosfori, hekuri, magnezi, kalciumi dhe zinku që janë të pranishme në patate
kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e strukturës së kockave. Gjithashtu,
zinku dhe hekuri luajnë rol vendimtar në maturimin dhe prodhimin e kolagjenit.
Parandalimi i kancerit
Disa lloje patatesh, veçanërisht ato të kuqet, përmbajnë nivele të larta të
antioksidantëve të flavonoideve dhe vitaminës A, duke përfshirë karotenët dhe
zeaksantinën. Këto mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga shumë lloje të
kancerit.
Shëndeti i zemrës
Kaliumi i patates,
fibrat, vitamina B6 dhe vitamina C, të gjitha promovojnë shëndetin e zemrës.
Patatet përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave, të cilat ndihmojnë në
uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ulja e inflamacionit
Patatet janë shumë të
efektshme në reduktimin e inflamacionit, të jashtëm dhe të brendshëm. Lëndët e
saj ushqyese ndihmojnë në riparimin e indeve të sistemit të tretjes dhe
zorrëve.
Shëndeti i lëkurës
Vitamina C si dhe kompleksi i vitaminave B, minerale të tilla si magnez,
kalium, zink dhe fosfor, mund të bëjnë mrekulli për lëkurën. Përveç konsumit, patatja
mund të përdoret dhe në mënyrë topike, duke e përfshirë në maska të ndryshme.