Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi tre milionë njerëz të infektuar me koronavirus në Spanjë
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Spanjë – njërin nga vendet më të goditura në Evropë – ka arritur në tre milionë, tha të martën Ministria e Shëndetësisë.

Sipas saj, në 24 orët e fundit janë regjistruar 16,402 raste të reja, të cilat e kanë çuar në 3,005,487 totalin.

Gjatë së njëjtës periudhë janë konfirmuar edhe 766 viktima, me të cilat numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë arrin në 63,061.

Spanja ka rreth 47 milionë banorë.

Ajo është bërë vendi i parë në Evropë që ka regjistruar një milion infeksione me koronavirus më 21 tetor, ndërsa shifrën prej dy milionësh e ka kaluar më 7 janar.

Spanja ka përjetuar rritje të infeksioneve në fillim të vitit dhe zyrtarët shëndetësorë kanë fajësuar lehtësimin e masave kufizuese gjatë Krishtlindjeve.

Spanja ka nisur fushatën e imunizimit në fund të dhjetorit dhe, deri më tash, ka vaksinuar pak më shumë se dy milionë njerëz.

Qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez ka premtuar se do të vaksinojë deri në 70 për qind të popullsisë së Spanjës deri në fund të verës.

Koronavirusi, në të gjithë botën, ka prekur mbi 106.6 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 2.3 milionë kanë humbur jetën dhe afro 60 milionë janë shëruar.

Vendi më i prekur në botë është SHBA-ja, me mbi 27 milionë të infektuar dhe mbi 465,000 viktima.

Youtube

Arkiva

Kategoritë