Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita Botërore e Kancerit- Pandemia ul numrin e të prekurve me këtë sëmundje në Kosovë

Altina Marmullaku

Në Ditën Botërore të Sëmundjes së Kancerit, Drejtori i Klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi, për portalin Famila Jonë tregoi llojet e kancerit të cilat janë më të shfaqura si dhe cilat mosha preken nga sëmundja e kancerit.

Përveç këtyre, ai gjatë intervistës tregoi se pandemia ka ulur numrin e të prekurve me sëmundjen e kancerit rreth 15%, në shtatë mujorin e vitit 2020.

Familja Jonë: Cilat lloje të kancerit janë më të shfaqura?

Ilir Kurtishi: Sa i përketë llojëve të kancerit, janë të ngjashme me ato të Evropës, dominon lloji i kancerit të gjirit tek femrat, ndërsa tek meshkujt dominon lloji i kancerit të mushkërive. Kurse në Kosovë, regjistrohen afro 370 femra të prekura nga kanceri i gjirit, kurse rreth 200 deri në 220 meshkuj të cilët preken nga kanceri i mushkërive.

Familja Jonë: Cilat mosha janë më të prekura nga kanceri?

Ilir Kurtishi: Mosha të cilat preken më së shumti nga kanceri është mosha 40 deri në 50 vjet. Mirëpo, këto vitet e fundit kemi edhe numer të femrave të cilat janë nën moshën 40 vjeçare, të cilat atakohen me këtë sëmundje.

Familja Jonë: Cilat janë mënyrat e trajtimit të sëmundjes së kancerit?

Ilir Kurtishi: Kanceri, ka trajtim ekipor. Trajtimi ka tri hallka që duhet të merren për bazë është trajtimi kirurgjikal, operativ dhe pjesa onkologjike, trajtimi me medikamente, si dhe trajtimi me rreze në mënyren më të veçantë të veprimit në qelizat tumorale, përmes rrezeve të cilat prodhohen nga aparate të veçanta.

Familja Jonë: Sa është numri i të prekurve në vendin tonë me sëmundjen e kancerit?

Ilir Kurtishi: Ne në Kosovë gjatë vitit 2020, shkaku i pandemisë kemi pasur një ulje të incidentës rreth 15%. Për ndryshe viteve paraprake është numri i të sëmurëve me kancer diku rreth 1,500 deri në 1, 600 persona, të cilët diagnostifikohen me sëmundjen e kancerit çdo vitë, dhe me një tendencë të rritjes nga viti në vit rreth 3 deri në 4%.

Familja Jonë: Cili është mesazhi juaj që dëshironi të e përcjellni tek qytetarët të cilët hasin në simptoma të kancerit?

Ilir Kurtishi: Për të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për secilin problem që hasin në shëndetin e tyre, të kërkoj qasje dhe trajtim të simptomave të menjëhershëm, të mos vonohen në diagnostifikim, të mos neglizhojnë simptomat. Qëllimi i gjithë kësaj është që të lajmërohen te mjeku më herët  dhe të diagnostifikohen më herët. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë