Përvecqë mendohen si një shtues i rëndësishëm për shumë ëmbëlsira, arrat kanë edhe shumë efekte të tjera pozitive shëndetësore.
Disa prej këtyre përfitimeve shëndetësore i gjeni më poshtë:
Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese
Një ons (rreth një e katërta e filxhanit, ose 14 gjysma arre) siguron 18 gramë yndyrë të mirë, 4 gramë proteina, 2 gramë fibra, gati 50% të synimit ditor për mangan,dhe sasi më të vogla të magnezit, hekurit, kalciumit, dhe vitaminave B. Mangani është një mineral që ndihmon në kocka të shëndetshme dhe është i nevojshëm për prodhimin e kolagjenit dhe shërimin e plagëve. Arrat janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë që dihet se kanë efekte anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër fillimit dhe përparimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve neurodegjenerative.
Ata japin yndyrna të shëndetshme
Acidi alfa linolenik, ose ALA, është një lloj i acidit yndyror omega-3 i njohur për zvogëlimin e inflamacionin. Një studim i vitit 2020, botuar në revistën Nutrients, vlerësoi efektet e konsumit të arrave në profilin e acidit yndyror omega-3 të të rriturve të shëndetshëm gjatë një periudhe katër javore. Studiuesit zbuluan se pas një muaji të konsumimit të disa ons arra çdo ditë, statusi i omega-3 te personat në fjalë u përmirësua. Ata gjithashtu përjetuan ulje të peshës trupore dhe dhjamit të trupit.
Arrat mund të ndihmojnë në zorrë dhe shëndetin e zemrës
Përbërësit bioaktivë në arra mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e mjedisit të zorrëve ashtu që pakësojnë gjasat e keqfunksionimit të tyre, thonë studiuesit. Në një studim të realizuar te të rriturit me mbipeshë, u vërejt se konsumimi i arrive u ndihmoi atyre të jenë më të shëndetshëm dhe të jenë më larg rrezikut nga sëmundjet e zemrës.
Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut
Në një studim të vitit 2019, botuar në Journal of the American Heart Association, studiuesit zbuluan se kur subjektet e studimit hëngrën arra të plota, ata përjetuan përfitime më të mëdha sesa kur konsumuan një dietë me një profil të ngjashëm të acidit yndyror pa arra. Rezultatet përfshinin një zvogëlim të presionit qendror diastolik të gjakut (presioni që lëviz drejt zemrës), dhe ndryshime pozitive në profilet e kolesterolit. Shkencëtarët thonë se studimi është një shembull se si një ndryshim relativisht i vogël i ngrënies mund të rezultojë në përfitime të konsiderueshme kardiovaskulare.