Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Masa më të rrepta në Kanada, testi negativ dhe karantina në hotel edhe për kosovarët

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, qeveria kanadeze ka vendosur të shtrëngojë masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Këtë e ka bërë të ditur Donat Syla, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto – Kanada, përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook.

Syla theksoi se kushdo që ia mësynë Kanadës në këto kohë përmes linjave ajrore, do të karantinohet në një nga hotelet me kosto 2 mijë dollarë, ku fatura e shpenzimeve do të paguhet nga personi në fjalë dhe do t’u kërkohet testi negativ për koronavirus.

Ai po ashtu theksoi se të gjitha fluturimet nga Karaibet dhe Meksika pezullohen deri më 30 prill 2021.

“Qeveria kanadeze përmes një njoftimi bën të ditur se do të shtrëngojë edhe më shumë masat në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19.

Të gjithë pasagjeret që tani e tutje udhëtojne drejt Kanadasë përmes linjave ajrore, përveç testit negativ COVID 19 dhe mbushjes së aplikacionit online ArriveCan, do t’u kërkohet edhe karantinim i detyrueshëm 3 ditor në një nga hotelet e përzgjedhura prej qeverisë kanadeze me kosto $2,000 dollarë kanadez që do t’i faturohen çdo udhëtari qe hyn ne Kanada. Më tej karantinimi do të vazhdojë në banesë për 11 ditë të tjera. Gjithashtu, të gjitha fluturimet nga Karaibet dhe Meksika pezullohen deri më 30 prill 2021”, shkroi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë