Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Humb jetën në aksident 19-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçar shqiptar në Itali, i cili është identifikuar nga mediat vendase si Mateo Skënderi.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor.

I riu shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre punonjësit.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda.

Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit. /Lapsi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë