Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ardhja e një vëllai apo motre, çka duhet bërë?

Çdo gjë e re në familje, sjellë një emocion të veçantë për fëmijën.

Ju tashmë e njihni atë dhe për gjithçka që i tregoni, duhet të gjeni mënyrën adekuate.

Ardhja e një vëllai apo motre, duhet të jetë një rast i veçantë për të.

Këtë fëmijët mund ta pranojnë shumë mirë.

Por jo për të gjithë vlen e njëjta gjë.

Mund të hasim edhe në reagime të tilla.

Një gjë e tillë merr më shumë kohë, por me një strategji ju duhet ta bindni fëmijën tuaj që i vogli do të jetë një gjë e mirë për të.

Çka duhet bërë?

Në momentin që ju rritet barku, duhet ta familjarizoni fëmijën tuaj se brenda është vëllai apo motra e tij.

Çdo lëvizje të tij në bark, ndajeni me të, ai do të përjetojë një emocion të veçantë.

Intrigojeni sa më shumë që bebja është një mrekulli, dhe ai do ta presë me pa durim.

Varësisht perj moshës së fëmijës të parë duhet ta njoftoni gradualisht për procesin e ardhjes së anëtarit të ri.

Nëse është mbi tri vjeç, ai e ka një shok imagjinar, dhe ju këtë mund t’ia bëni realitet.

Bëjeni të rrëfehet për dëshirat e tij, si ai e paramendon vëllain apo motrën, dhe një gjë të tillë ju plotësojani.

Momenti i takimit është sfida më e madhe.

Asnjëherë mos e gënjeni, ju paraprakisht i keni bërë bashkë kontrollet tek doktorri, dhe e keni vizituar spitalin ku do të lindni.

Aty ai do ta takojë vëllain apo motrën.

Jepini atij përgjegjësitë e të madhit, duke i lënë hapsirë ta zgjedhë një prej tre emrave të preferuar, rrobet se cilat do ti veshë, lodrat e para që do ti ketë, dhe shtratin në të cilin ai do të fjlejë.

Sipas studimeve, jepini hapësirë që ai ta njohë të voglin, dhe të shprehë ndjenjat për të direkt, sigurisht duke i qëndruar pranë sepse ai është fëmijë dhe mund të bëjë diçka jo adekuate.

Kur ju dilni në shëtitje, gjeni një hapësirë të sigurt dhe aty fëmija bashkë me vëllain apo motrën do të kënaqen duke e shijuar natyrën bashkë.

Sipas studimeve deri një vit mund të zgjasë procedura e adaptimit të një fëmije me të voglin.

Nëse ju i ndiqni rregullat atëherë do të kënaqeni me rezultatin e arritur.

Dy fëmijët tuaj do ta shijojnë lojën bashkë si më së miri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë