Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
​Nga fillimi i pandemisë, 100 persona kanë vdekur në Gjilan nga Covid-19

Në Komunën e Gjilanit që prej fillimit të pandemisë COVID-19, numri i personave që e kanë humbur betejën shkak i infektimit me korona virus ka shkuar në 100.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, të hënën.

“Kjo është dhimbje e madhe për të gjithë ne dhe është thirrje për kujdes maksimal për ta parandaluar përhapjen e virusit. Në emër të kryetarit Haziri, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të prekurve”, ka thënë Ismajli.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit që prej fillimit të pandemisë është si vijon: Nga 8632 mostra, 3274 kanë rezultuar pozitivë, 3020 janë shëruar, 100 persona e kanë humbur betejën me virusin, 154 raste janë aktive, 30 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 60 mostra në pritje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë