Shumë aromatike, biskotat me kanellë të bëra në shtëpi janë ideale për ta nisur ditën në mënyrën e duhur, të shëndetshme dhe të ushqyeshme. Shumë të shijshme me kafe, qumësht të ngrohtë ose një filxhan çaj, mund t’i shërbeni edhe me jogurt ose feta molle të pjekur në furrë.
Përbërësit:
360 gr miell
250 gr gjalpë i zbutur
3 lugë kafeje kanellë pluhur
2 lugë gjelle maja pluhur
80 gr sheqer
½ kutie qumësht i kondensuar
125 gr feta molle të thata të grira imët
1 lugë kafeje ekstrakt vaniljeje
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 180 gradë, punoni së bashku gjalpin dhe sheqerin në mënyrë që të përftoni një krem homogjen dhe më pas shtoni qumështin e kondensuar dhe ekstraktin e vaniljes. Përziejini derisa përbërësit të homogjenizohen mirë.
Sitni mbi përbërjen miellin, majanë pluhur dhe kanellën, shtoni mollët e thata dhe përziejini derisa përbërja të jetë homogjene.
Prisni biskotat sipas formës që dëshironi dhe futi në furrë. Mjaftojnë 15-20 minuta.
Sipas dëshirës, mund ta zëvendësoni kanellën me xhinxher dhe nëse dëshironi, pas pjekjes mund t’i mbuloni me çokollatë të shkrirë.
Burimi: Living