Është studiuar se boronica bën kthim mbrapsht të rënieve të aftësive mendore dhe fizike të lidhura me moshën, si dhe ndikon në kontrollin e peshës trupore.
Cilësohet si fruti më i shëndetshëm në botë dhe në fakt kanë shumë të drejtë.
Madje së fundmi edhe në vendin tonë kanë nisur t’ia dinë rëndësinë duke e bërë gjerësisht pjesë të dietës ushqimore.
Për shumëkënd që ka dëgjuar për këtë frutë, i di tashmë cilësitë e boronicës por në të vërtetë, studime të tjera kanë evidentuar fuqinë e saj në një sërë sëmundjesh, duke e bërë aleate për shëndetin tonë.
Kështu boronica është një frutë shumë e mirë për kujtesë të fortë, kundër kancerit, madje është një antioksidant natyral.
Por lista e gjatë e të mirave shëndetësore të lidhura me boronicën është bërë e njohur në publik po aq sa ka me vite e njohur te komunitetet shëndetësore dhe ato hulumtuese dhe te kultivuesit profesionalë të boronicave.