Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Sipas shkencëtarëve, variant i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më i aftë t’i infektojë fëmijët

Një variant i ri i koronavirusit po përhapet shpejt në Britaninë e Madhe.

Ndryshe nga llojet e tjera të koronavirusit, ky variant përmban mutacione të cilat bëjnë që edhe fëmijët të jenë njëjtë të rrezikuar ndaj tij sikurse të rriturit.

Sipas Reuters,shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë Britanike (NERVAG) thanë se ky lloj i koronavirusit po bëhet shumë shpejt dominues në jug të Britanisë, kështu ka mundësi të shpërndahet në tërë vendin.

“Tani kemi besim të lartë se ky variant ka një avantazh të transmetimit mbi variantet e tjera të virusit që aktualisht ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Peter Horby, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i NERVTAG.

“Ekziston një aluzion se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, ka thënë Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG.

“Ne nuk kemi krijuar asnjë lloj shkakësie mbi këtë, por ne mund ta shohim atë në të dhëna”, tha Ferguson. “Ne do të duhet të mbledhim më shumë të dhëna për të parë se si sillet më tej”.

Shfaqja e variantit SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë dhe ka shtyrë zona të mëdha të vendit në kufizime të mëdha gjatë Krishtlindjes.

Ëendy Barclay, një tjetër profesoreshë e NERVTAG dhe një specialiste në virologjinë në Imperial, tha se midis mutacioneve në variantin e ri janë ndryshimet në mënyrën e hyrjes në qelizat njerëzore, që mund të thotë “se fëmijët janë, ndoshta, njësoj të ndjeshëm ndaj këtij virusi si të rriturit”.

“Prandaj, duke pasur parasysh modelet e tyre të përzierjes, ju do të prisnit të shihni më shumë fëmijë të infektuar”, ka paralajmëruar Barclay.

Youtube

Arkiva

Kategoritë