Mër, Pri 8, 2026
Banner Top
Banner Top
COVID-19: ShBA miraton vaksinën Pfizer&BioNTech për përdorim kundër COVID-19

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka miratuar për përdorim vaksinën Pfifer&BioNTech kundër koronavirusit.

Efektiviteti i vaksinës ndaj virusit është mbi 95 për qind, kësisoj miratimi i saj për përdorim po konsiderohet një moment historik për shumëkënd.

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump, është shprehur se vaksinimet do të fillojnë brenda 24 orëve.

“Sot vendi ynë ka arritur një mrekulli mjekësore”, tha Trump.

“Ne kemi shpërndarë një vaksinë të sigurt dhe efektive në vetëm nëntë muaj”, shtoi ai.

Ndryshe Britania e Madhe e cila ditë më parë miratoi po ashtu vaksinën Pfizer, ka filluar me vaksinimet e para nga e marta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë