Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një vizite në komunën e Gjilanit, është shprehur se shifrat e infektimeve me koronavirus janë ende alarmante.
“Numrat janë alarmantë dhe për ta ndryshuar gjendjen duhet ta ndryshojmë sjelljen. Qeveria dhe MSH-ja po bëjnë gjithcka që është e mundur për t’i bërë ballë kësaj pandemie”, ka thënë Zemaj.
Pavarësisht kësaj, Zemaj beson se ditëve të fundit ka një stabilitet të vogël sa i përket infektimeve, andaj duhet vazhduar të punohen në mënyrë që, sic u shpreh vetë ai, të hiqet stërngarkesa me pacientë në spitalet rajonale.
Gjilani gjendet në mesin e komunave që janë në zonë të kuqe, ashtu që Zemaj apelon te qytetarët për kujdes të shtuar. /familjajone