Shëndeti i zemrës është gjëja thelbësore që duhet ta ketë cdo individ. Problemet që burojnë nga sëmundjet e zemrës janë vdekjeprurëse, prandaj sugjerohet kujdes i madh në këtë rrafsh.
Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson ulje të madhe kur ne jemi aktivë me ushtrime fizike. Ekspertët shëndetësorë thonë se sa më aktiv të jetë njeriu fizikisht, aq më i shëndetshëm do të të jetë.
Gjeni më poshtë të shpjeguar në artikullin e AgroWeb.org formulën e jetëgjatësisë, transmeton Koha.net.
5 racione fruta dhe perime
Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës.
Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve.
Bëni një përpjekje të vërtetë dhe qëndroni parimit të pesë racioneve fruta dhe perime në ditë.
Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.
10 minuta aktivitet fizik
AgroWeb.org ju këshillon të kryeni çdo ditë të paktën 10 minuta aktivitet intensiv fizik në ditë.
Rekomandimet thonë që njeriu duhet të lëvizë minimalisht për 30 minuta në ditë, por 10 minuta munden të bëjnë ndryshim.
Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 për qind.
Ngjisni shkallët, ecni, lëvizni në të mirë të zemrës.
8 orë gjumë
Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën.
Garantimi i saj mund të jetë proces sfidues për ju, megjithatë është shumë e rëndësishme.
Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime.
Këto hapa mund të provohen fillimisht gjatë harkut kohor të dy javëve përpara se të bëni ndryshime madhore në stilin tuaj të jetesës. /familjajone













