Një person në Pejë është gjetur pa shenja jete pasditën e së hënës, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja kishte ndodhur në orën 13:55, në rrugën “Allan Pushka” në Pejë.
Sic thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, me c’rast e kanë konstatuar vdekjen e personit.
“Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /familjajone













