Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët e Pejës për arrestimin e Shaban Prekaj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Pejës për arrestimin e Shaban Prekaj, pasi ky i fundit dyshohet për vjedhje të rëndë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin    dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë lidhur me ndjekjen e personit në fjalë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që t’i lajmërojnë ata nëse kanë informacione për të kërkuarin.

Nëse eventualisht gjendet ky person, numrat që duhet kontaktuar policinë janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë)./familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë