Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
210 specializantët të rinj nënshkruajnë kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë

Rreth 210 specializantë të rinj të pranuar në konkursin e fundit kanë nënshkruar sot kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë për media ku iu ka kërkuar atyre që të shërbejnë në mënyrë profesionale, duke premtuar se konkursi do të shpallet sërish vitin e ardhshëm.

“Bashkë me këta dhe 210 kolegët e tjerë nga sot do të ndjekin specializimet e tyre në fushat përkatëse. Nga sot i shtoheni kuadrit më të arsimuar të Kosovës”.

“Mos e harrni betimin e Hipokratit që ri shërbeni pacientit e Kosovës. Sot duhet të dëgjohet zëri juaj”.

“Kemi shtuar numrin e specializantëve nga 1 034 në 1 500 vende. Ne do të shtojnë akoma numrin e specializantëve”.

Dijon Musliu, tha se ka pritur më shumë se një vjet për specializim, raporton EO.

“Nënshkrova kontratën më të rëndësishme të jetës. Kam pritur 1 vit e gjysmë për specializim. Shpresoj që mjekët e rinj të kenë konkurs për specializime”./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë