Është arrestuar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.
Kllokoqi u dërgua direkt në stacion policor, ndërsa thotë se nuk kanë kërkuar leje nga Policia e Kosovës për organizimin e kësaj proteste.
Kllokoqi ka shtuar se ata (policët) kanë qenë në dijeni për protestën që do të organizohej sot.
Pas përfundimit të protestes, Kllokoqi paralajmëroi edhe një protestë tjetër masive të hënën.













