Rreth 1 mijë e 400 familje janë me asistencë sociale në komunën e Prishtinës.
Drejtori i Mirëqeniës Sociale në komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, në një intervistë për Ekonomia Online, u shpreh se komuna vitin e ardhshëm e ka katërfishin e buxhetit për t’i subvencionuar këto familje, transmeton Koha.net.
Përvec kësaj, Kukaj njoftoi se gjatë kohës së pandemisë 3000 familje janë furnizuar me ushqime dhe pako higjienike.
Kukaj më tutje shprehet se po mendohet një projekt për punësimin e njerëzve që vijnë nga kjo kategori, në mënyrë që të ngritet statusi social i tyre.