37 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku gjashtë nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në raportin 24-orësh të këtij spitali thuhet se 26 persona janë me oksigjeno-terapi, ndërsa gjashtë të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Më tutje, në këtë raport theksohet se janë kryer pesë lindje dhe 215 persona kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. /familjajone