Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Paralajmërohet ashpërsim i masave për parandalim të COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar ashpërsim të masave për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Ai, pas një takimi me komandantin e KFOR, Michele Risi, shkroi në Facebook duke u shprehur se këtë gjë do ta bëjnë pas shtimit të rasteve të të infektuarve gjatë javëve të fundit.

Zemaj më tutje shtoi se duhet shmangur lëvizjet e panevojshme, në mënyrë që të mos e shpërndajmë virusin.

Deri më tani në Kosovë janë mbi pesë mijë raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë shënuar mbi 20 mijë të infektuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë