Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studim, shkencëtarët janë një hap para për zbulimin e vaksinës ndaj sëmundjes së Alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një gjendje neurologjike progresive. Sipas vlerësimeve të fundit nga Shoqata e Alzheimerit në SHBA, 1 në 10 persona mbi moshën 65 vjecare në Amerikë, vuan nga sëmundja e Alzheimerit,

Parashikimet tregojnë se 13.8 milionë njerëz të moshës 65 vjec do të vuajnë nga kjo lloj sëmundje në vitin 2050.

Ka shumë grupe të shkencëtarëve në gjithë botën që po hulumtojnë për të gjetur një trajtim efektiv për gjetjen e një vaksine kundër kësaj sëmundjeje.

Sipas një studimi të ri të bërë nga Universiteti i Floridës të publikuar në Journal of Alzheimer’s Disease, një vaksinë e re ka kaluar provën tek minjtë.

Vaksina e re përdorë qelizat dendritike, të cilat komunikojnë me qelizat e tjera immune.

‘’Kjo vaksinë terapeutike përdorë qelizat immune të trupit për të targetuar molekulat toksike që grumbullohen në mënyrë të dëmshme në tru’’, shpjegon autori i këtij hulumtimi, Dr.Chuanhai Cao./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë