Mbajtja e maskës është një rekomandim i fuqishëm nga ekspertët e shëndetit, në mënyrë që të mbrohemi nga koronavirusi. Mirëpo sa ka dëme mbajtja e maskës në shëndetin tonë është ende temë e padiskutuar.
Një arsyje që të bën të mendosh se maska mund të ketë ndikim në organizëm është fakti se pengon marrjen e sasisë së nevojshme të oksigjenit. Madje, neva na bie disa herë ta rimarrim dioksidin e karbonit që e kemi liruar gjatë frymëmarrjeve, sipas studimeve.
Së këndejmi, është e rëndësishme të dihet se a është e rrezikshme marrja e sasive të larta të diokisdit të karbonit.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) në disa raste absorbimi i sasive të tepërta të dioksidit të karbonit mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tone, transmeton Health.
Hiperkanpia, ose sasia e tepërt e karbonit të marrë, ndikon në shumë probleme të tilla si: dhimbje koke, paaftësi në të koncentruar, vështirësi në frymëmarrje etj.
Sidoqoftë, mbajtja e maskës është e domosdoshme dhe mjeti më adekuat për t’u mbrojtur nga COVID-19