Nishanet e kuqe mund të shfaqen në trupin tuaj me pak ose aspak paralajmërim.
Shumica e nishaneve të kuqe- të njohura shkencërisht si angiomat e qershisë- janë plotësisht të padëmshme, prandaj nuk ka nevojë për panik nëse i shihni në lëkurën tuaj.
Një angioma e qershisë është një rritje e lëkures jo kanceroze e përbërë nga enë gjaku dhe karakterizohet nga një ngjyrë e ndritshme, e kuqe, dhe madhësi e vogël thotë Medline Plus. Këto nishane të kuqe mund të shfaqen kudo në trup, por zakonisht zhvillohen në bust. Shkaku i saktë i angiomave të qershisë është i panjohur, por ato priren të jenë gjenetike.
Angiomat e qershisë zakonisht nuk shfaqin ndonjë simptomë apo efekt anësor negativ. Sidoqoftë, ato mund të rrjedhin gjak lehtë nëse gërvishten, priten ose fërkohen, shkruan Healthline.
Aktualisht, nuk ka asnjë mënyrë të pagabueshme për të parandaluar formimin e angiomave të qershisë. Por, sipas Klinikës Cleveland, është e mundur që një dermatolog të heqë ato për qëllime kozmetike. Terapia me laser është shpesh mënyra më e suksesshme për t’i eliminuar plotësisht ato.
Sidoqoftë, ia vlen të kihet parasysh se angiomat e qershisë nuk janë të këqija, kështu që nuk ka nevojë të madhe për t’i hequr ato për arsye shëndetësore.
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, këto shenja janë thjesht një shenjë e “pjekurisë” kur plakemi dhe ato shfaqen më shpesh ndërsa plakemi./Familjajonë/













